Arbjan Mazniku, ish-numri dy i Bashkisë së Tiranës dhe një mik i afërt i Veliajt, ka filluar të tregojë besnikëri ndaj Edi Ramës pas arrestimit të këtij të fundit. Në një foto që është shpërndarë në rrjetet sociale, duket se Mazniku është angazhuar në organizimin e fushatave online për të mbështetur kryeministrin.
Fotot që po qarkullojnë tregojnë se ai po iu kërkon individëve të krijojnë profile fiktive në platformat sociale, duke synuar kështu të komentojnë, shpërndajnë dhe pëlqejnë postimet e Ramës. Sipas një mesazhi të publikuar, Mazniku ka kërkuar hapjen e dy llogarive në Instagram, dy të tjera në TikTok, si dhe dy faqeve në Facebook, të gjitha me emra të rremë, për t’i dhënë mbështetje aktivitetit online të kryeministrit.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se komentuesit duhet të organizohen në një grup specifik për të koordinuar ndërveprimet dhe komentet në rrjetet sociale.
Kjo sjellje e Maznikut ndaj Ramës, ndodh pas tradhëtisë së tij ndaj Erion Veliajt. Pas arrestimit të Veliajt, i cili po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Mazniku u promovua si ministër në qeverinë e Edi Ramës, u caktua drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit dhe e siguroi një vend në Parlament.
Teksa dyshja Veliaj-Mazniku kishte ndërtuar një marrëdhënie simbiotike që kishte funksionuar për më shumë se 25 vjet, ndryshimet në fatet e tyre kanë intensifikuar bindjen se disa figura me ndikim politik, përfshirë Maznikun, kanë luajtur një rol të rëndësishëm pas “kurthit” të vendosur ndaj tij.

