Arrestohet Isai Martinez, nipi i bosit famëkeq të drogës “El Chapo”

Publikuar me datë:

Forcat e sigurisë në Meksikë kanë arrestuar Isai Martinez, nip i bosit famëkeq të drogës Joachim “El Chapo” Guzman.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Sigurisë, Omar Garacia Harfuch, i cili ka saktësuar se arrestimi është kryer në shtetin Sonora.

Sipas zyrtarit, operacioni është realizuar përmes një koordinimi mes forcave të mbrojtjes dhe prokurorisë meksikane.

Mbi Martinez, i arrestuar më parë në vitin 2008 në moshën 25-vjeçare, rëndon një urdhër ekstradimi i shpërndarë nga Shtetet e Bashkuara.

Detajet e arrestimit dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij janë ende të paqarta, por vlen të theksohet se në muajt e fundit në Meksikë janë kapur ose eliminuar shumë bosë droge.

Mes tyre spikat vrasja e Nemesio Oseguera Cervantes, lider i kartelit Gjenerata e Re e Shtetit të Jaliskos, si dhe arrestimi i pasuesit të tij.

Gjithçka, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj vendeve latine që të bëjnë më shumë përpjekje në luftën kundër drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related