Durrës/ Përplasje fatale në rrugë, shoferja i merr jetën të moshuarit

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 81-vjeçari në mbrëmjen e së enjtes në Durrës.

Incidenti ndodhi rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14 të qytetit, ku një këmbësor u godit nga një automjet. Përplasja rezultoi fatale, pasi i moshuari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Automjetin e drejtonte një 26-vjeçare, e cila më pas u shoqërua nga forcat e Policisë për procedura të mëtejshme ligjore.

Paralelisht, nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe