Arrestohet bosi i drogës në Kosta Rika që kërkohej nga SHBA

Publikuar me datë:

Forcat e sigurisë në Kosta Rikë kanë vënë në pranga Alejandro Arias Monge, i njohur me nofkën “El Diablo”, një prej të kërkuarve më të rrezikshëm në vend dhe i akuzuar si udhëheqës i një bande të fuqishme që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave të huaja, arrestimi i tij u realizua në rajonin Sarapiquí, në verilindje të San José. Operacioni u shoqërua me një shkëmbim zjarri mes policisë dhe pjesëtarëve të grupit. Nga përplasja mbetën të plagosur disa efektivë të policisë, ndërsa u ndaluan edhe persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në rrjetin kriminal.

Autoritetet theksojnë se “El Diablo” dyshohet se ishte në krye të një strukture të madhe kriminale që operonte në fushat e trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Ai kishte arritur të shmangte kapjen për vite me radhë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kishin caktuar një shpërblim prej 500 mijë dollarësh për këdo që ofronte informacion që çonte në ndalimin e tij.

Me arrestimin e tij, pritet të nisin procedurat ligjore për ekstradimin e mundshëm të “El Diablo” drejt SHBA-së, ku ai përballet me akuza për trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]