Arrestohet 31 vjeçari në Korcë, u kap me sasi droge në mjet, procedohet kushëriri i tij

Publikuar me datë:

Policia e Korçës ka përfunduar një operacion këtë të enjte, duke arrestuar një 31-vjeçar dhe duke proceduar në gjendje të lirë kushëririn e tij, i cili është 28 vjeç.

Burimet e siguruara tregojnë se forcat e rendit kanë realizuar një kontroll në një automjet, ku ndodheshin dy të rinjtë, dhe kanë zbuluar prezencën e lëndëve narkotike, konkretisht kokainë dhe cannabis sativa.

Mjeti ishte në pronësi të 31-vjeçarit, i cili ishte gjithashtu dhe drejtuesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një sasi tjetër cannabis sativa.

Pas kryerjes së veprimeve, policia e juglindjes arrestoi drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë pasagjerin 28-vjeçar, pasi në banesë iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike.

Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related