Anxhelo Suta jep dorëheqjen nga drejtimi i Tërbunit

Publikuar me datë:

Trajneri Anxhelo Suta ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen nga pozita e tij si trajner i KF Tërbunit, duke e përfunduar kështu një periudhë një-vjeçare të angazhimit dhe punës në krye të ekipit të Pukës. Ai e ka vlerësuar këtë eksperiencë si thelbësore për zhvillimin e tij profesional dhe personal, duke shprehur falënderimet e tij për futbollistët dhe stafin teknik dhe administrativ për bashkëpunimin gjatë kësaj kohe.

“Pas një periudhe pune dhe përkushtimi në drejtimin e KF Tërbunit, kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i trajnerit të ekipit. Kjo ka qenë një përvojë e rëndësishme profesionale dhe personale për mua, ndaj dëshiroj të falënderoj të gjithë futbollistët, stafin teknik dhe administrativ për bashkëpunimin, respektin dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj kohe,” tha Suta.

Një falënderim të veçantë, ai e kishte për Kryetarin e Bashkisë, Rrok Doda, për mbështetje të vazhdueshme ndaj klubit, gjithashtu për drejtorin Alfred Pjetri për korrektësinë dhe besimin që i është treguar gjatë këtyre muajve.

“Dua të shpreh një falënderim të veçantë për Kryetarin e Bashkisë, z. Rrok Dodaj, për mbështetje të vazhdueshme ndaj klubit dhe futbollit në qytetin e Pukës. Po ashtu, falënderoj drejtorin e klubit, z. Alfred Pjetri, për bashkëpunimin korrekt dhe besimin që më ka dhënë gjatë detyrës sime,” theksoi Suta.

Në përfundim, ai i uroi Tërbunit suksese për të ardhmen, duke besuar se ekipi do të arrijë objektivat e tij në periudhën që vjen.

Nga Gazeta Shkodra Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bllokohet skafi në Sarandë, shkeli perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit

Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në...

Procedohen 9 qytetarët që protestuan poshtë dritares së Ramës

Nëntë persona janë vënë nën akuzë nga policia, pasi...

“Të mbledhë mendjen e të vetëpastrohet”, Spiropali me thumba pas deklaratës së Ramës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i është përgjigjur kryeministrit...