Banorët e ca lagjeve në Shkodër zgjohen pa ujë dhe energji, mungon reagimi nga institucionet

Publikuar me datë:

Një pjesë e qytetit të Shkodrës është përballur mëngjesin e kësaj të diele me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Sipas raportimeve të qytetarëve, problematika është evidentuar në disa zona të qytetit, kryesisht në lagjen Zdrale dhe në zonën pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ku banorët kanë mbetur pa shërbimet bazë që në orët e para të mëngjesit.

Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të furnizimit, çka ka shtuar shqetësimin te qytetarët.

Banorët kërkojnë transparencë dhe informacion nga autoritetet për situatën e krijuar, ndërsa mbetet e paqartë nëse problemi është i kufizuar vetëm në disa lagje apo prek një pjesë më të gjerë të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...