Alarm për zhdukjen e një të riu në Tiranë, familja kërkon ndihmë

Publikuar me datë:

Familjarët e Eglant Koçit kanë ngritur alarmin për zhdukjen e tij, pasi prej disa orësh nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, hera e fundit që ai është parë ka qenë pranë Sheshit “Willson” në Tiranë. Po sipas familjarëve, telefoni i tij rezulton i fikur që prej asaj dite.

Të afërmit shprehen se janë shumë të shqetësuar dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë parë Eglant Koçin ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin 068 506 1619.

Familja thekson se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë...

Kryeministri hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një...