Një aksident ka ndodhur në Sarandë në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Është bllokuar lëvizja në njërin sens të lëvizjes së rrugës. Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë.

