Aksident në Pogradec, drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spital

Publikuar me datë:

Një aksident tjetër ka ndodhur në Pogradec, konkretisht në segmentin Pogradec–Qafë Thanë, duke rritur numrin e incidenteve në këtë rrugë.

Siç raportohet nga informacione të para, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Si rezultat, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime. Aksidenti ndodhi para pak çastesh, dhe ambulanca u dërgua menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e nevojshme të plagosurit.

Shërbimet e Policisë gjithashtu kanë mbërritur në vendngjarje, duke filluar hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Aktualisht nuk ka një deklaratë zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit, por burimet e vendit të ngjarjes raportojnë se ai po reagon, ndërsa pritet që ai të transportohet në spital për trajtim mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fëmijët e Shkodrës nisin aventurën verore në kampin “Buzëqeshim Verës”

Ka nisur edicioni i tretë i kampit veror “Buzëqeshim...

I nxehti godet Italinë, 5 viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Valë e fuqishme e të nxehtit vazhdon të shkaktojë...

Korcë/ Reshjet e shiut krijojnë problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erëra të...

Elbasan/ Përfshihet nga flakët një fabrikë druri, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer në ambientet e jashtme të...