Aksident në Greqi, kamioni përplas për vdekje shqiptarin /EMRI

Publikuar me datë:

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi shqiptar është regjistruar në zonën e “Pirgos Ilias” në Peloponez të Greqisë.

Viktima është identifikuar si Fatmir Dyrmishi, 55 vjeç.

Sipas informacioneve të policisë greke, 55-vjeçari po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit, kur në rrethana ende të paqarta u godit nga një kamion. Përplasja rezultoi fatale për Dyrmishin, i cili mori plagë të rënda.

Pas aksidentit, ai u transportua drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]