Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd, dy adoleshentë në gjendje të rëndë shëndetësore! Nisen me urgjencë drejt Traumës

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, një segment i konsideruar problematik për qarkullimin.

Në motorçikletë udhëtonin dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët pas përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë, duke pësuar fraktura të shumta në trup.

Mësohet se të plagosurit janë dy djem adoleshentë, njëri banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...