Mbi 900 të rinj kanë përfituar nga “Garancia Rinore” në Shkodër

Publikuar me datë:

Programi ofron mundësi për punësim, formim dhe praktika profesionale për të rinjtë 15–29 vjeç

Mbi 900 të rinj nga Shkodra, të moshës 15 deri në 29 vjeç, janë përfshirë në programin “Garancia Rinore” gjatë tre viteve të zbatimit të tij në qytet.

Programi synon t’i ndihmojë të rinjtë në kalimin nga shkollimi drejt tregut të punës, përmes mundësive për punësim, formim profesional dhe praktika pune.

Sipas drejtuesve të degës rajonale të AKPA-së në Shkodër, gjatë vitit 2026 është regjistruar numri më i lartë i përfituesve, ndërsa praktikat profesionale kanë qenë alternativa që ka tërhequr më shumë interes.

Për të rinjtë pjesëmarrës, programi përbën një mundësi për të fituar aftësi të reja, përvojë praktike dhe për t’u përgatitur më mirë për kërkesat e tregut të punës.

Shkodra ishte një nga tre bashkitë, së bashku me Tiranën dhe Vlorën, ku “Garancia Rinore” nisi zbatimin në vitin 2023 si një program pilot.

Pas kësaj faze, prej shtatorit 2026 programi, i menaxhuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, është shtrirë në të gjithë vendin, duke synuar të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë në mbarë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related