Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 4 persona përfundojnë në spital pas përplasjes së një makine me kamion

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa goditja ka qenë shumë e fortë. Si pasojë, makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Duke qenë se gjatë sezonit veror qarkullimi në akset kryesore është më i lartë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e rrezikshme, si dhe të mos udhëtojnë të lodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related