A do ta hedhë kreu i PD hapin e parë dhe të largohet nga politika? Përgjigjet Berisha

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke deklaruar se një vendim i tillë do të shërbente vetëm për forcimin e kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hidhte hapin e parë dhe të largohej nga drejtimi i opozitës, Berisha u përgjigj prerë se kjo nuk do të ndodhë kurrë, duke e cilësuar kërkesën si absurde.

Sipas tij, largimi nga politika do të nënkuptonte forcimin e Ramës, ndërsa akuzoi ata që kërkojnë tërheqjen e tij se janë mbështetës të kryeministrit.

Berisha kundërshtoi gjithashtu krahasimet mes tij dhe Ramës, duke deklaruar se sot në Shqipëri ekziston një opozitë e vërtetë.

“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu. Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related