Mbeturinat mbulojnë Shkodrën në natën e Bajramit

Publikuar me datë:

Kjo është situata në orët e mbrëmjes në zonën e Zdrales dhe pranë teatrit “Migjeni”.

Në natën e Bajramit, kur qyteti duhet të reflektojë pastërti dhe respekt për festën, disa zona të Shkodrës janë pushtuar nga malet me mbeturina.

Pamjet e mbrëmjes së sotme tregojnë kontenierë të tejmbushur dhe plehra të shpërndara kudo, ndërsa era e rëndë dhe ndotja po shqetësojnë banorët dhe besimtarët në një natë feste.

Qytetarët ngrenë me të drejtë pyetjen: për çfarë paguhen taksat e pastrimit, kur Bashkia Shkodër e lë qytetin në këtë gjendje edhe në një natë simbolike si Bajrami?

Në vend të një atmosfere festive dhe mikpritëse, pamjet që ofron qyteti janë turpëruese për institucionet përgjegjëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...