Rama lë pas protokollin, batuta e momente “romantike” me Marta Kos

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama sic do herë tjetër ku ka takime me figura të larta ndërkombëtare, nuk harron të bëjë shfaqje. Herë duke u ulur në gjunjë, herë me veshjen, e herë me batutat e tij të pavend.

Edhe kësaj herë, në fjalën e tij në Konferencën Ndërqeveritare iu drejtua Zëvendësministres për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, në greqisht, kurse Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos në një variant “jo saktësisht slloven.”

Meqënëse puthja me kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, nuk i është kthyer, Kos pasi Rama e pyeti: Nuk më do mua, nuk hezitoi dhe i dha një puthje.

“E dashur Marilena, agapi mou! Faleminderit shumë, e dashur Marta! Nuk më do mua? Po mendoja të thoja “Yubim te”, “Yubim te” nuk është saktësisht varianti slloven, por edhe mund të jetë. Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, dashuria e pashtershme, pa kushte, dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi, por sigurisht jemi shumë të lumtur”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...