Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me Iranin duhet të eliminojë plotësisht rrezikun bërthamor

Publikuar me datë:

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës kanë diskutuar zhvillimet rreth negociatave me Iranin.

Në një postim në platformën X, Netanyahu tha se me Trump kanë trajtuar dy nga çështjet kryesore të marrëveshjes së mundshme: Ngushticën e Hormuzit dhe programin bërthamor të Iranit.

Ai theksoi se të dy palët janë dakord se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të “eliminojë rrezikun bërthamor”, duke nënkuptuar çmontimin e infrastrukturës së pasurimit bërthamor të Iranit dhe largimin e materialit të pasuruar nga territori iranian.

“Unë dhe Presidenti Trump ramë dakord që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet të eliminojë rrezikun bërthamor,” shkroi Netanyahu.

Ai shtoi gjithashtu se Trump ka riafirmuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten ndaj kërcënimeve në rajon, përfshirë Libanin.

Netanyahu theksoi se partneriteti mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë dhe se qëndrimi i të dy vendeve mbetet i pandryshuar: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...