Asfaltohen akset pranë rrugës Shkodër-Hani i Hotit/ Vijojnë punimet pas vendosjes së linjës së re të ujësjellësit

Publikuar me datë:

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Sh.A Shkodër vijon intensivisht shtrimin e asfaltit në akset dytësore pranë rrugës nacionale Shkodër-Hanin Hotit. Këto ndërhyrje vijnë pas përfundimit të punimeve për vendosjen e linjës së re të furnizimit me ujë. Inxhinieri i firmës që po zbaton projektin Erisem Qehaja shprehet se punimet për asfaltimin po kryhen në të gjitha segmentet ku është ndërhyrë për rrjetin e ujësjellësit…

Punimet për shtrimin e asfaltit në rrugët e dëmtuara nga ujësjellësi për shkak të linjës së re të furnizimit me ujë, janë duke u kryer edhe në zonat pranë Dobraçit….

Linja e re e furnizimit me ujë, pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm duke garantuar cilësi më të mirë të ujit të pijshëm për zonat e përfshira. Ky projekt do të përmbyllet plotësisht me asfaltimin e rrugëve kudo ku është punuar nga ujësjellësi i Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]