“Një tullë, një video”/ Bashkia Shkodër si çerdhe propagande në modelin e Erion Veliajt

Publikuar me datë:

Në Bashkinë Shkodër duket se çdo punë publike, sado minimale, nuk ka vlerë nëse nuk shoqërohet me kamera, montazh, muzikë sfondi dhe një lumë postimesh në rrjetet sociale. Hapet një kanal? Video. Vendosen disa tulla? Video. Lyhet një mur? Video. Mbillet një pemë? Patjetër video, dron dhe deklaratë triumfaliste.

Institucioni që duhet të ishte në shërbim të qytetarëve është kthyer gradualisht në një studio propagande, ku rëndësi nuk ka puna reale, por mënyra si paketohet vizualisht për Facebook, Instagram dhe TikTok. Bashkia nuk komunikon më për të informuar qytetarët, por për të ndërtuar imazhin personal të kryetarit Benet Beci.

Në thelb, një zyrë shtypi serioze nuk duhet të funksionojë si repart marketingu politik. Fokusi i saj duhet të jetë transparenca mbi tenderat, informimi mbi projektet, llogaridhënia për fondet publike, komunikimi në raste emergjencash, si dhe krijimi i një ure reale mes qytetarëve dhe institucionit. Një zyrë shtypi nuk paguhet me taksat e qytetarëve për të prodhuar propagandë personale për kryetarin e bashkisë.

Por në Shkodër duket se modeli është tjetër. Një administratë e fryrë me njerëz që merren më shumë me “freskun” ndaj kryetarit sesa me problemet reale të qytetit. Një ushtri postuesish, fotografësh e kameramanësh që dokumentojnë çdo lëvizje të Benet Becit sikur të ishte një influencer në fushatë të përhershme.

Ky është pikërisht modeli që Shqipëria e ka parë prej vitesh tek Erion Veliaj: politika si spektakël, propaganda si qeverisje dhe rrjetet sociale si zëvendësim i realitetit. Një model ku fasada ka më shumë rëndësi se përmbajtja dhe ku qytetari trajtohet si publik audience, jo si taksapagues që kërkon shërbim.

Benet Beci, në këto tre vite, duket se e ka ndjekur me përpikmëri këtë shkollë politike. Dhe nëse vendos ta ndjekë modelin e Erion Veliajt deri në fund, rrezikon që ngjashmëria të mos mbetet vetëm te propaganda por t’i bashkohet kolegut të tij edhe në banesën aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]