U nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, mbahen homazhe në nder të aktorit të shquar, Birçe Hasko

Publikuar me datë:

U mbajtën sot homazhet në nder të aktorit të njohur shqiptar, Birçe Hasko. Ashtu siç ishte njoftuar, homazhet u mbajtën në Akademinë e Arteve, ku morën pjesën personazhe të njohur të skenës shqiptare dhe jo vetëm, dashamirës dhe familjarë të aktorit. Pas homazheve, aktori do të përcillet për në banesën e fundit.

KUSH ISHTE BIRÇE HASKO
Birçe Hasko mbylli sytë dje përgjithmonë në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas 32 role në kinematografi dhe 12 të tjerave në teatër, “Mjeshtri i Madh”
Artist në skenë dhe profesor që në gjenezë, artin skenik “Artisti i Merituar” e përcolli me mjeshtëri te breza të tërë studentësh në Akademinë e Arteve, ku shërbeu si pedagog dhe dekan për disa vite me radhë.

I lindur në Dukat, Birçe Hasko shërbeu si mësues dhe drejtor në shkollat e disa fshatrave në Vlorë e Tepelenë deri në vitin 1965, kur u shkëput për të kryer studimet e larta për aktor gjatë viteve 1965-1969 në Institutin e Lartë të Arteve. Në përfundim të studimeve, Hasko vijoi punën si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në Akademinë e Arteve, duke mos iu ndarë asnjëherë mësimdhënies dhe skenës.

Me një plastikë të jashtëzakonshme, origjinal, elegant, i drejtpërdrejt, herë-herë shpotitës, hijerëndë e serioz, Birçe Hasko interpretoi në filmat: “Kur zbardhi një ditë” në rolin e ballistit Sulo, në “Malet me blerim mbuluar”, “Njeriu me top”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Dhe vjen një ditë, “Përrallë nga e kaluara”, “Shkëlqim i përkohshëm”, “I dashur armik”, “Shi në plazh” etj.. Roli i tij i fundit është ai në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.
Po ashtu, Birçe Hasko ka inskenuar shumë etyde, fragmente, si dhe 18 vepra dramatike të plota, duke përplotësuar kështu imazhin e artistit shumëdimensional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]