“I siguroi Ballukut imunitet”/ Bardhi: Pa mbyllur kapitullin e Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat

Publikuar me datë:

Kryetari i  Grupit Parlamentar te Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë si pengesën kryesore në procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas Bardhit, përmbyllja e negociatave me Bashkimin Europian për Grupkapitullin e Themeloreve është shoqëruar me 34 kushte nga ana e BE-së, të cilat sipas tij lidhen me probleme të theksuara në fushën e shtetit të së drejtës, korrupsionit dhe zgjedhjeve.

Ai pretendon se Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime për vendime të Kuvendit dhe për mënyrën e trajtimit të çështjeve që lidhen me imunitetin parlamentar dhe institucionet e drejtësisë, duke përmendur rastin e Belinda Ballukut.

Postimi i plotë

Ka vetëm një gjë që e ndal Shqipërinë europiane.

Quhet Edi Rama.

Për të mbyllur negociatat e anëtarësimit vetëm për Grupkapitullin e Themeloreve, BE-ja i vendosi Shqipërisë 34 kushte të rënda. Sepse Edi Rama mbrojti me votë në Parlament korrupsionin dhe i siguroi Belinda Ballukut imunitet nga arrestimi i SPAK-ut.

Në 34 kushtet për Shqipërinë, Bashkimi Europian shpreh zyrtarisht keqardhje për vendimin e Parlamentit në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe i kërkon Kuvendit të zbatojë standardet europiane për imunitetin.

Me një gjuhë të papërdorur më parë për Shqipërinë, BE-ja e quan korrupsionin “shqetësim vendimtar”, duke e rënduar pozicionin negociues të Shqipërisë.

Për herë të parë në një raport zyrtar publik, BE-ja identifikon sektorin e ndërtimit si kanal pastrimi parash përmes “transaksioneve jofinanciare” dhe e lidh këtë drejtpërdrejt me korrupsionin.

Për herë të parë në një dokument zyrtar negociues, BE-ja identifikon si problem për zgjedhjet rrjetet e patronazhimit: sistemin me të cilin PS kontrollon votën përmes administratës shtetërore.

Për herë të parë, BE-ja kërkon zgjedhje plotësisht në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR-it si kusht zyrtar për mbylljen e negociatave. Sepse zgjedhjet e Edi Ramës nuk kanë qenë kurrë të tilla.

BE-ja kërkon “mbikëqyrje efektive dhe të papenguar parlamentare, përfshirë komisionet hetimore”; një të drejtë që Rama ia ka mohuar sistematikisht opozitës.

BE-ja kërkon edhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që Rama i ka injoruar, vonuar ose nuk i ka zbatuar fare.

Grupkapitulli i Themeloreve hapet i pari dhe mbyllet i fundit.

Por pa mbyllur kapitullin e Edi Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]