Berisha: Rama kufomë politike, e ka fundin e shpejtë!

Publikuar me datë:

Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për Edi Ramën, pasi u rizgjodh në krye të PD, në zgjedhjet e kësaj të shtune, ku në garë ishte vetëm me veten.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është sipas tij një kufomë politike, që tani e ka fundin e shpejtë.

“Miq, u përballëm me një diktaturë autoritare, e cila shpërbëri zgjedhjet. E cila ngërtheu, korruptoi mediat dhe gjuhën shqipe, gjuhën më të bukur, me mashtrimet, me trillimet e përdorura në propagandën e saj. Por ja ku jemi. Me votën tonë, siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër.

Ky është betimi ynë. Ndaj dhe Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet. Se ti kudo që të shkosh, edhe në hënë dhe prapa diellit, shkon një hajdut I shpërfytyruar. Shkon një sharlatan. Shkon njeri pa legjitimitet. Ndaj dhe do trajtohesh i tillë deri ditën e largimit tënd nga pushteti.

Parti e votës së lirë. Mendove se me 11 maj fitove. Buzëqeshjen ta ngrimë muaj më parë dhe prej muajsh kalon nga skena në skenë gjysmë meit, gjysmë i gjallë. Kufomë politike! Ndaj dhe fundin e ke të shpejtë”,– u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...