Trafikonte kokainë për mafien shqiptare, arrestohet i shumëkërkuari holandez

Publikuar me datë:

Një shtetas holandez, i konsideruar si figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, është arrestuar në Kolumbi.

Mediat kolumbiane raportojnë se bëhet fjalë për Glenn Sherman de Freitas, i cili dyshohet se koordinonte transportin e sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës, përmes lidhjeve me organizata kriminale në Kolumbi, Spanjë, Holandë dhe Shqipëri.

Sipas raportimeve, de Freitas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, megjithëse profili i tij nuk figuron aktualisht në faqen zyrtare të organizatës. Nuk dihet ende nëse profili është hequr pas arrestimit të tij.

Autoritetet kolumbiane dyshojnë se holandezi kishte rol të rëndësishëm në hartimin e metodave për fshehjen e drogës dhe organizimin e trafikut të saj drejt vendeve evropiane. Ai akuzohet se ka përdorur Aeroportin El Dorado për transportimin e ngarkesave me kokainë.

I shumëkërkuari u arrestua në një lagje të kryeqytetit Bogota, ku gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti 10 kilogramë kokainë, një revolver, municione si dhe 456 milionë peso kolumbiane, që përkthehen në rreth 106 mijë euro.

Mediat kolumbiane raportojnë gjithashtu se ndaj tij është paraqitur një kërkesë ekstradimi në Holandë, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Shërbimi i Prokurorisë Publike holandeze.

Hetimet për aktivitetin e rrjetit kriminal vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë lidhjet e tij me grupet e trafikut të drogës në disa vende të Evropës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]