Kukësi mikpret sofrën dardane/ Qyteti verior mblodhi ansamblet artistike nga të gjitha trevat

Publikuar me datë:

Si kurrë më parë, Kukësi u vesh me petkun e kostumeve kombëtare të të gjitha trevave.

Në bulevardin kryesor të qytetit, përmes një parakalimi festiv, u shfaqën njëri pas tjetrit ansamblet artistike nga Vlora, Kumanova, Rugova, Prishtina dhe Durrësi, ndërsa në krye të këtij mozaiku kulturor valëvitej flamuri i UÇK-së.

Motoja “Jam dardan, jam UÇK” ishte mesazhi që shoqëroi “Sofrën Dardane” të këtij viti, si një shprehje simbolike e mbështetjes për vlerat historike të luftës dhe për ish-krerët e UÇK-së që vijojnë të mbahen në Hagë.

Në prapaskenë, të rinj dhe të reja të grupeve artistike përgatiten për performancat e tyre, duke përsëritur hapat dhe vallet që më pas do t’i sjellin në skenën kryesore para publikut.

Kostumet popullore me motive të krahinave të ndryshme, nga veriu në jug, u prezantuan me krenari nga pjesëmarrësit e rinj, si një pasuri e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Çdo motiv kombëtar me të gjitha elementet që përmban kjo traditë e hershme, dëshirojnë ta përçojnë brez pas brezi.

Afrim Zeqiri, koreograf dhe udhëheqës i ansamblit “Isa Boletini”, thekson se gjithnjë e më shumë të rinjtë po i afrohen traditës, çka sipas tij është një tregues pozitiv për vazhdimësinë e vlerave kulturore.

Zeqiri, i cili ka nisur rrugëtimin e tij artistik rreth tre dekada më parë, thotë se prej asaj kohe nuk është ndarë më nga skena e aktiviteteve kulturore brenda dhe jashtë vendit.

Edhe për grupin folklorik “Amantia” të Vlorës, nën drejtimin e Venim Kapajt dhe Nezir Çelajt, kjo ngjarje përfaqëson një bashkim të vërtetë të vlerave shqiptare.

“Sofra Dardane” nisi me performancën e shoqërisë kulturore “Jeta e Re” nga Prishtina, ku të rinjtë e veshur me uniforma simbolike i kushtuan interpretimin e tyre kujtesës së luftës dhe sakrificës.

Çdo ansambël solli në skenë veçoritë më të spikatura të krahinës së vet, duke e kthyer mbrëmjen në një udhëtim të plotë nëpër folklorin shqiptar.

Profesori Sadik Hebra nga Kërçova, studiues i folklorit, vlerëson se këto pasuri kulturore janë thelbësore për ruajtjen dhe transmetimin e traditës kombëtare.

Ndërsa presidenti i Unionit Artistik Kombëtar, Azgan Haklaj, njëkohësisht organizator i “Sofrës Dardane”, e cilëson këtë edicion si një natë të veçantë artistike dhe emocionale në Kukës.

Pas festivalit folklorik të Gjirokastrës, “Sofra Dardane” mbledh një nga pjesëmarrjet më të mëdha të ansambleve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...