Momenti tmerri për legjendën e F1/ Plagoset gjatë një grabitje në banesën e tij në Zvicër, persona të maskuar kërcënuan të birin dhe…

Persona të maskuar kanë grabitur banesën e legjendës së F1, Alain Prost, në Zvicër. Policia zvicerane ka nisur një hetim lidhur me këtë ngjarje. Sipas raportimeve, kampioni i Formula 1, Alain Prost mbeti i plagosur gjatë kësaj grabitjeje.

Sipas një deklarate nga policia lokale, 71-vjeçari pësoi një dëmtime në kokë kur personat që hynë në shtëpi për të grabitur, detyruan një anëtar të familjes të hapnin një kasafortë.

Sipas Sky News, ishte djali i ti që nën kërcënim u detyrua të hapte kasafortën .

Autoritetet kanë nisur hetim, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dhënë lidhur me autorët e dyshuar të grabitjes.

Piloti francez, i njohur si “Le Professeur”, fitoi katër tituj botërorë në F1 midis viteve 1985 dhe 1993.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe