Tymi i kantierëve mbulon Tiranën, denoncimi: Po na helmojnë!

Publikuar me datë:

Një denoncim është publikuar ditën e sotme, ku një qytetar i revoltuar në Tiranë, ngre shqetësimin për ndotjen ekstreme të ajrit që po shkaktohet nga punimet në një kantier ndërtimi në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, pas Shkollës së Kuqe.

Në videon e dërguar nga qytetari shihet një skavator që punon mes një reje të dendur pluhuri dhe tymi, duke mbuluar të gjithë zonën e banuar përreth. Sipas denoncuesit, nuk është marrë as masa minimale për të reduktuar ndotjen, si përdorimi i pompave të ujit apo izolimi i kantierit, ndërsa banorët detyrohen të thithin çdo ditë ajër të ndotur.

“Shiko ça bëhet! Punojnë, bëjnë pallate dhe këtë pluhurin nuk e kam idenë fare se kush do ta thithi. Duhet t’ia dërgojmë secilit nga qeveritarët këtë lloj pluhuri te shtëpia, te fëmijët e vet, te kalamajtë e vet. Pa përdorur pompa uji, pa marrë asnjë masë për të minimizuar pluhurin!”, shprehet qytetari në video.

Më tej ai denoncon se situata është kthyer në problem serioz pothuajse në çdo cep të Tiranës, ku ndërtimet masive po zhvillohen pa standarde dhe pa asnjë kujdes për jetën dhe shëndetin e banorëve.

“Përveç pluhurit, mjetet e tonazhit të rëndë kanë shkatërruar edhe rrugicën ku kalojnë. Është bërë gjithë gropa dhe disnivele nga kamionët”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...