“SHBA nuk do ta lejojë Iranin të mbajë peng tregun global”/ Rubio takohet me kryeministrin indian, energjetika dhe siguria në fokus të bisedimeve

Publikuar me datë:

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka zhvilluar bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi në Delhi, gjatë vizitës katër-ditore në vend. Rubio mbërriti në qytetin lindor të Kolkatës (ish-Kalkutës) të shtunën në mëngjes përpara se të udhëtonte për në kryeqytet.

Gjithashtu ai do të vizitojë gjithashtu Jaipurin dhe Agrën. Rubio i bëri Modit një ftesë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit të tyre, thanë zyrtarët amerikanë.

Ndërkohë, kryeministri indian tha se dyshja kishte diskutuar “çështje që lidhen me paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale”. Vizita vjen ndërsa të dy vendet kërkojnë të riformësojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe në mes të një krize globale energjetike të shkaktuar nga lufta me Iranin që ka prekur ndjeshëm Indinë.

Dërgesat e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e ngushtë ujore që është bërë një pikë e nxehtë që kur Izraeli dhe SHBA-të sulmuan Iranin praktikisht janë ndalur.

Irani ka përdorur mbylljen efektive të ngushticës, përmes së cilës rrjedh rreth 20% e naftës dhe gazit natyror në botë, si një taktikë presioni në negociatat e brishta të paqes me SHBA-në. India, e cila importon më shumë se 80% të nevojave të saj për energji, ka vuajtur si pasojë e kësaj situate. Pothuajse gjysma e importeve të naftës bruto të Indisë zakonisht kalojnë nëpër ngushticë.

Rubio diskutoi situatën në Lindjen e Mesme me Modin, tha zëdhënësi i tij pas takimit të tyre.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë Iranin të mbajë peng tregun global të energjisë dhe pohoi se produktet energjetike amerikane kanë potencialin të diversifikojnë furnizimin me energji të Indisë”, shtoi zyrtari amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur tre raste të armëmbajtjes...

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën...