Dëshmon drejtori i AKU, Ramir Haderi: Po flisja në telefon, kur më goditën. Nuk kam konflikt me njeri

Publikuar me datë:

Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, ka dhënë dëshminë e tij në polici pas dhunimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Rus”. Haderi ka deklaruar se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di kush e ka goditur.

“Isha duke ecur dhe po flisja në telefon, kur një person doli nga një rrugicë dhe më goditi me një send të fortë. Nuk arrita ta shoh, pasi u largua me shpejtësi”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Nga goditja, drejtori i AKU ka marrë një dëmtim në vetull, për të cilin mori mjekim në spital dhe më pas u largua. Haderi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di arsyen e sulmit.

“Nuk e di përse më goditi. Nuk kam konflikte me njeri. Bëj punën normalisht”, është shprehur ai. Policia e Shkodrës ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm me sekuestrimin e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, por deri tani autori i dyshuar nuk është identifikuar.

Sipas policisë, një nga pistat kryesore është ajo e goditjes për shkak të detyrës, por nuk përjashtohen as pista të tjera. Në muajin mars, drejtori Haderi dhe 9 punonjës të AKU Shkodër u përfshinë në një hetim lidhur me zhdukjen e rreth 95 tonëve misër të kontaminuar me aflatoksinë, të cilët ishin bllokuar nga autoritetet. Gjithashtu, gjatë javëve të fundit, AKU Shkodër ka kryer disa kontrolle, bllokime dhe gjoba ndaj subjekteve të ndryshme ushqimore.

Hetuesit po verifikojnë nëse sulmi ndaj Haderit ka lidhje me detyrën e tij dhe me kontrollet e fundit të AKU, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit dhe të personave që mund të fshihen pas ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]