Afron i nxehti në Europë, nis vapa në Francë, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë

Publikuar me datë:

Luhatjet e majit duket po i afrohen fundit, duke i lënë vendin temperaturave verore.

“The Guardian” shkruan se Europa Perëndimore po përgatitet për valën e parë të nxehtësisë me termometrin që pritet të shënojë 10 gradë Celsius mbi normne, dhe rekorde të reja priten në disa vende për këtë muaj.

Media prestigjoze thotë se gjatë ditës së sotme, temperaturat në Portugali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar pritet të kapërcejnë 30 gradët Celsius. Më saktësisht, në Paris dhe Londër ato llogaritet të mbërrijnë në 32°C, 35 gradë besohet të shkojnë në jugperëndim të Francës, dhe deri në 38°C në rajonin e Guadianës në Spanjë.

Météo-France paralajmëroi se “si temperaturat maksimale ashtu edhe ato minimale ka të ngjarë të arrijnë nivele të paprecedentë për stinën në rajone të shumta”. Ekspertët e tij e cilësojnë eventin si “të parakohshëm, intensiv dhe që mund të zgjatet për disa ditë”. Shërbimi meteorologjik francez i konsideron rekordet e reja pothuajse të sigurta, dhe shkak për këtë sipas tij, do të bëhet një front ajri të nxehtë që vjen nga Maroku, dhe bllokohet nën presionin e lartë të një anticikloni të fuqishëm.

Météo-France theksoi se ndryshimet klimatike do t`i bëjnë gjithmonë e më të shpejta dhe më intensive episode të tilla, teksa Europa është tashmë kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mitrovicë/ Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit

Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të...

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]