Kreu i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar mbrëmjen e sotme nga persona ende të paidentifikuar.
Burime paraprake bëjnë me dije se Haderi është goditur disa herë me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, si edhe pas koke. Sulmi ka ndodhur në lagjen “Rus”,
Pas ngjarjes, ai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa policia ka rrethuar vendin ku ndodhi sulmi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autorët janë larguar menjëherë pas dhunës së ushtruar, ndërsa ende nuk ka informacion mbi identitetin e tyre apo motivet e këtij sulmi.

