Imeld Sokoli, anëtari i Këshillit Bashkiak Shkodër ngre alarmin për Rrjollin: “Kujt t’i besojmë, deklaratës apo videos?”

Publikuar me datë:

Debati për projektin turistik në zonën e Rrjollit është rikthyer sërish në vëmendje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i këshillit bashkiak, Imeldi Sokoli, ka vënë në pikëpyetje deklarimet zyrtare të Bashkisë Shkodër lidhur me ndikimin mjedisor të projektit.

Sokoli ka publikuar pjesë nga dokumentacioni i dhënies së mendimit për Vendimin e Ndikimit në Mjedis, ku thuhet se projekti gjatë fazës së zhvillimit dhe zbatimit parashikon ndërhyrje të kontrolluara, me masa për minimizimin e ndikimeve në mjedis. Në dokument, sipas tij, theksohet gjithashtu se pas përfundimit të projektit nuk do të ketë ndikime negative, por përmirësime në ruajtjen e ekosistemeve dhe rritje të sipërfaqeve të gjelbra.

Por krahas këtij deklarimi, Sokoli shprehet se pamjet filmike nga zona tregojnë një realitet tjetër, që ai e cilëson si “masakër mjedisore”.

“Ndërkohë masakra mjedisore asht prezente në videon bashkangjitun. Kujt t’i besojmë, deklaratës apo videos?”, shkruan ai në reagimin e tij, duke shoqëruar postimin me ironi dhe emoji tallëse.

Reagimi i anëtarit të këshillit vjen në një kohë kur projekti në Rrjoll vijon të jetë objekt debatesh dhe kritikash për ndikimin që mund të ketë në një nga zonat më të paprekura bregdetare të veriut të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim...

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet...