Nga Aeroporti tek Porti, katastrofat e Ramë strategjikut

Publikuar me datë:

Në një ditë dy lajme të freskëta që janë ngjarje të paralajmëruara përtej së cilës fshihen afera, lobingje, kompani offshore dhe ndikime të dyshmita nga vende jo mike të Shqipërisë u përfshinë në dy vepra, për të cilat kryeministri ynë krenohet. Shumë herë ka shkelur në Aeroportin e Vlorës, madje pak ditë para zgjedhjeve detyroi një avion të zbriste në pistën taze…

Gjithçka më pas një tmerr i vërtetë. Kompania “Mabetex” e Behgjet Pacollit, një mik i hershëm i Ramës, është në konlikt me ortakun Valon Ademi. Ky i fundit ka denocuar në Prokurori Pacollin, me pretendimin se pas kompanive të ortakut të tij, në këtë konçesion fshihen interesa ruse, duke pretenduar se edhe Aeroporti mund të bjerë në duart e tyre.

Sot ishte konflikti i radhës ku janë ndaluar të gjitha punimet dhe Aeroporti ka mbetur një ngrehinë që po e han koha, bashkë me pasigurisë sesi ky investim i trumbetuar nga Rama i madh, përfundoi në skandal të madh dhe dyshime të frikshme pas së cilës mund të fshihen biznese ruse. Nuk është çudi dhe s’kish si të ndodhte ndryshe, në çdo firmë e projekt të madh të sigluar nga Rama dhe ministrat e tij.

E njëjta situatë ndodhi edhe me Portin e ri të Durrësit, një projekt i kthyer pas nga kryeministri Rama, i detyruar nga nisja e një emaili zyrtar nga Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve. Ai paralajmëroi kryeministrin të pezullonte procedurën dhe mos të nënshkruante marrëveshjen me kompaninë e dyshimtë fituese, një konsorcium me lidhje të dyshimta nga kompani offshore të regjistruara në Qipro.

Po projekti tjetër i madh, i shituar si “Dubai i dytë”, me vlerë 3.2 miliardë euro po fundoset ende pa dalë në dritë. E reklamuar si investim i sheikut Alabar, tre pallate që po ndërtohen në ish-zonën portuale në Durrës u fundosën disa centimetra nga mënyra e ndërtimit, duke u shkatërruar pa u ngritur karabina dhe dëmtuar strukturën e pallateve.

Gjithçka e shituar si investim strategjik nga kryeministri Edi Rama përfundon në afera të frikshme, jo vetëm në vlerat e mëdha të këtyre investimeve, apo faljes së tokës publike, por edhe kompanitë që fshihen pas tyre. Asgjë nuk është rastësi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related