Kanë filluar levizjet per kreun e ri te Bashkise në Malesi te Madhe

Publikuar me datë:

Kryetari aktual Tonin Marinaj, thuhet se nuk mund te kandidoje per nje mandat te katert, çka pritet te sjelle nje gare interesante dhe mjaft te ndezur politike.

Aspirante nga te dy krahet e politikes kane filluar levizje te “nendheshme”, te kalibruara e me synime te qarta drejt kreut te bashkise. Te rinj e te vjeter, me dhe pa kontribute politike, por disa prej tyre, te forte ekonomikisht, po perpiqen te krijojne terrenin e favorshem elektoral ne Malësi.

Disa kane dale haptas në terren, ndersa te tjere zhvillojne takime “te fshehta”, por jo rralle ne vende te dukshme, duke tentuar te krijojne idene se jane pikerisht ata qe “diktojne” dhe do te vendosin kush do te jete Kryetari i Ri i Bashkise në Malesi te Madhe.

Në mjaft raste, kane arritur te bindin nje pjese te votuesve se iane “te forte” e deri “te pakonkurueshem”, duke lene te kuptohet se bashkia mund te behet ” prone” e tyre në kater vitet që vine.

Ne kete gare pritet te kete me shume rendesi individi, pasuria dhe rrethi shoqëror sesa vetë sigla politike, duke sjelle ne vemendie shprehjen filozofike: ‘Populli eshte një turme që merr forme kur i vihet në krye njishi kritik.

Aktualisht perfliten disa emra potenciale, por disa prej kandidateve reale qe mund te futen ne gare ende nuk kane dale publikisht në skene. Sidoqofte diçka ka filluar te “gatuhet” e sigurisht në ditet qe vine do te flasim konkretisht me emra ,per gjithe ata qe e synojne Kreun e Bashkise M.Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related