“Trajnerët 5 muaj pa paga”, Luan Shpuza shpërthen ndaj Vllaznisë: Ku u katandis klubi i madh!

Publikuar me datë:

Ish-futbollisti i KF Vllaznia, Luan Shpuza, aktualisht menaxher futbolli, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me situatën në akademinë e klubit kuqeblu.

Përmes një fotoje të publikuar me një mbishkrim shoqërues, Shpuza akuzon drejtuesit e klubit se trajnerët e akademisë kanë mbi pesë muaj pa marrë pagat e tyre, ndërsa fëmijët që stërviten aty vijojnë të paguajnë tarifat mujore.

“Trajnerët e akademisë kanë 5 muaj pa rroga, ndërsa paratë e fëmijëve i merr ekipi i parë”, shkruan ai në reagimin e tij.

Më tej, ish-futbollisti shpreh zhgënjimin për situatën në klubin shkodran, duke shtuar: “Ku u katandis klubi i madh Vllaznia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në...

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...