Malaj: Rama nuk e njeh shtetin, është viktimë e përbindëshave të tij

Publikuar me datë:

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në qeverinë socialiste kur kryeministër ishte Fatos Nano, ka folur në një intervistë në Euronews Albania lidhur me jetën e tij politike dhe partiake.

Malaj është ndalur edhe te mendimi i tij për kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, Rama nuk ka dije shtetformuese dhe beson verbërisht te këshilltarët e huaj.

“E kam njohur për herë të parë fizikisht kur i vdiq i ati dhe ne shkuam me Nanon atje, bashkë me Ben Blushin. Ishim një grup në shtëpinë e tij për ta ngushëlluar. Pastaj erdhi momenti se si u fut në politikë. Nano kishte një teori për të gjithë ata që e kritikonin, edhe me të drejtë: ‘Në vend që të kritikoni, më thoni si bëhet, hajdeni’. Kjo ishte teoria që ai thoshte gjithmonë. Edhe Rama, mesa duket, ra dakord.

Ka edhe një detaj interesant: dekreti që ishte mbi tavolinë për t’u firmosur nga Nano kishte emrin e Luan Ramës për ministër Kulture, por mesa duket Rama ra dakord dhe Nano tha: ‘Ramën e lashë, po hoqa vetëm Luanin’.

Me Ramën kam pasur një mendim që ia kam thënë edhe Nanos dhe po e them edhe publikisht: për mua nuk ka asnjë qelizë shtetformuese. Ka emocion, ka karizëm, por nuk e njeh shtetin. Nuk pranon të këshillohet, denigron këshilltarët e brendshëm dhe beson në mënyrë të verbër këshilltarët e huaj. Rama është viktimë e përbindëshave të tij të brendshëm”, tha Arben Malaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...