Emri/ U dyshua për eksploziv, por ishte GPS! Makina në pronësi të inspektorit të pyjeve

Publikuar me datë:

Policia e Korçës ka dalë më një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që alarmoi autoritetet.

Fillimisht u dyshua për vendosjen e një eksplozivi në një automjet, por pas verifikimeve nga forcat e xhenios, rezultoi se ishte vendosje një pajise gjurmuese, GPS.

Mësohet se makina është në pronësi të 54-vjeçarit, Gëzim Pasho, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë.

“Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi të shtetasit Gëzim Pasho, është konstatuar një pako, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive.

Policia rrethoi zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Në vendngjarje shkuan Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme.

Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.”- njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...