Kampet e Gjadrit dhe deklarata e ministrit Hoxha, Braci: Nëse Shqipëria hyn në BE, protokolli bie, marrëveshja bie…

Publikuar me datë:

Një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar një tërmet politik në Itali, duke vënë sërish në qendër të debatit marrëveshjen e shumëdiskutuar për emigrantët mes dy vendeve. E cilësuar nga mediat italiane si një "gafë", fjalia e ministrit Hoxha se "një vend që synon të hyjë në BE nuk mund të shërbejë si vend ku depozitohen emigrantët e një vendi tjetër anëtar", i ka dhënë municion opozitës italiane për të sulmuar paktin e firmosur nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama.

Melisa Braci, eksperte e çështjeve ndërkombëtare dhe e angazhuar politikisht në Forca Italia, gjatë një interviste në Syri tv me moderatorin Edvin Parruca tha se, fjalët e Hoxhës, zbulojnë një nga pikat më delikate të marrëveshjes: statusi i Shqipërisë si vend i tretë, jo-anëtar i BE-së, është kushti themelor ligjor mbi të cilin bazohet i gjithë protokolli. Pikërisht ky status i lejon Italisë të transferojë procedurat e azilit në territorin shqiptar. Në momentin që Shqipëria do të bëhej anëtare e Bashkimit Europian, kjo klauzolë kryesore do të binte, duke e bërë marrëveshjen të pazbatueshme.

Kjo situatë krijon një paradoks kohor, pasi afati pesëvjeçar i marrëveshjes përfundon në vitin 2030, pikërisht viti kur qeveria shqiptare pretendon se vendi do të jetë gati për anëtarësim në BE. Kjo koinçidencë ka shtuar spekulimet se pakti është menduar si një zgjidhje afatshkurtër dhe jo një strategji e qëndrueshme.

Ekspertja vleresoi gjatë intervistës së deri më tani, marrëveshja shihet më shumë si një projekt pilot, rezultatet e të cilit janë ende të paqarta, ndërsa debati politik që ka ndezur në të dy anët e Adriatikut është më i prekshëm se kurrë.

Edvin Parruca: Do të doja ta nisja nga ajo që përfshiu dhe Shqipërinë dhe Italinë, pjesën e parë të të bisedës. Me atë që u quajt si gafë e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, për çështjen e Gjadrit. Gafa natyrisht se ne kemi këtë shprehjen që tre ditë zgjat një histori dhe pastaj harrohet. Ajo mund të harrohet, gafa, por nga ana tjetër logjika e asaj që ka thënë zoti Hoxha mbetet. Ai ka thënë një vend që hyn në BE nuk mund të shërbejë si vend ku depozitohen imigrantët që ka një vend tjetër i BE-së. Si, si e shikoni ju këtë tani, Shqipërinë mes integrimit dhe Gjadrit nga njëra anë. Tani do ta shikosh dhe nga ana e Shqipërisë dhe nga ana e e forcave që janë në qeverinë italiane, ku ti je pjesë tani, është pak e dyfishtë për ty kjo.

Melisa Braci: Duhet të jemi e moderuar. Atëherë, faktikisht siç e the dhe ti, mua nuk më duk një një gafë e madhe. Ishte shumë e logjikshme ajo që tha zoti Hoxha, edhe pse nga nga ajo qeveri nuk është se ka një logjikë të caktuarsepse zoti Hoxha ka të drejtë sepse kushti kryesor i marrëveshjes, pra i protokollit mes qeverisë Rama dhe qeverisë Meloni, ishte që Shqipëria është palë e tretë, pra nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe është klauzola më e fortë e atij protokolli.

Pra këto dy ditë, u nënshkrua një marrëveshje në Kishinau mes 46 vendeve të Këshillit të Europës, ku aty u u zyrtarizua ose u ligjërua ky protokoll, në kuptimin që të gjithë ose shumë shtete europiane do të marrin për bazë këtë protokoll për të ri-dimensionuar sigurinë e tyre të brendshme..

Edvin Parruca: Po, thanë, gjithë vendet e Europës që Italia me Shqipërinë kishte të drejtë, këtë rrugë të ndjekim, pak a shumë të gjithë u pranuan në parim që është ok kjo.

Melisa Braci: Po, është e vetmja, zgjidhje që kanë gjetur deri më tani për të përballuar çështjen e imigracionit, edhe pse faktikisht në Itali duhet të themi se deri më tani nuk kemi parë një një, zgjidhje të problemit, pra siguria është prapë se prapë në krizë dhe kriza që vijnë nga emigracioni i pakontrolluar le të themi dhe i paligjshëm janë gjithashtu në dukje çdo ditë e më shumë dhe deri këtu le të themi që opozita ka të drejtë. Megjithatë, unë nuk prisja që brenda një viti ose brenda pak muajsh të kishte një zgjidhje kaq drastike të këtij problemi sepse është edhe projekti pilot i parë që ndodh. Kështu që nuk prisja efekte të tilla të menjëhershme.

Edvin Parruca: Po,a janë këto zgjidhje që më shumë se në numra do të ndikojnë në psikologjinë e atij që niset nga bregu i Afrikës për t’i thënë që shiko ne nuk do të lëmë të vish në Itali, por ne do të çojmë ty në Shqipëri.

Melisa Braci: Përderisa nuk ka pasur pasoja deri më tani. Pastaj unë nuk besoj që ato persona që nisen nga ato vendet e luftës arrijnë të mendojnë ose vendosin aty që të mendojnë, do përfundojnë në Shqipëri apo do përfundojnë në Itali apo në Francë. Pra, domethënë ose do gjejnë një rrugë tjetër për të përfunduar aty ku janë nisur, ose thjesht nuk e mendojnë. Gjithashtu pra për të shpëtuar nga një e keqe shumë e madhe, mund të shkojnë te një e keqe pak më e madhe, le të themi. Megjithatë opozita italiane, më shumë sesa vetë projektin, sepse e ka kuptuar tashmë që italianët e duan atë, atë ide jo atë projekt. Më shumë sesa vetë projektin, po kundërshton efektet financiare të projektit, pra janë 671 milionë euro, si projekt për pesë vite dhe nuk e di nëse zgjatet, që uroj të mos zgjatet në kuptimin që uroj që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Megjithatë për mua është pak e pamundur. Por le të themi sepse doja të dilja akoma tek fjalët e zotit Hoxha. Zoti Hoxha i kishte shumë të drejtë për atë që thoshte, sepse, logjikisht, edhe juridikisht, Shqipëria nuk mund të mbajë më emigrantët e Italisë në rast se hyn edhe është pjesë e Bashkimit Europian, sepse është shtet anëtar dhe bie fakti kryesor ose klauzola kryesore, bie edhe protokolli. Dhe siç e tha dhe e thanë edhe disa analistë në fakt në Itali, nuk është tek koha, zgjedhja e vitit 2030. Pra, në vitin 2030 përfundon protokolli, domethënë skadon protokolli Rama dhe qeverisë Meloni. Dhe në vitin 2030, po ashtu Rama dhe Ferit Hoxha pretendojnë që Shqipëria do të jetë në Bashkimin Europian.

Edvin Parruca: Po tashi Rama tha sa të doni ju. Giorgia sa të duash ti e zgjasim, kështu…

Melisa Braci: Po se Rama si duket shpreson që Giorgia Meloni të bie, nuk e di. Nuk i dihet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...