“Po blejmë me kokrra”/ Pensionistët në Shkodër të alarmuar nga rritja e çmimeve të fruta-perimeve

Publikuar me datë:

Çmimet e fruta-perimeve në tregjet e Shkodrës po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme për shumë qytetarë. E njëjta situatë vihet re edhe në tregun e Zdrales, ku më të goditurit nga rritja e çmimeve janë pensionistët.

Ata shprehen se kostoja e jetesës është rënduar ndjeshëm dhe se po e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë shpenzimet e përditshme. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe masa konkrete nga qeveria për të frenuar rritjen e çmimeve. Nuk mungojnë as kritikat ndaj kryeministrit, për të cilin disa prej tyre thonë se nuk po i sheh problemet reale të popullit.

Rritja e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike duket se kanë sjellë edhe ulje të fuqisë blerëse, pasi qytetarët po blejnë më pak se më parë në tregje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...