Ardit Çylybyli takim me strukturat e partisë në Shkodër: Forcojmë PD-në

Publikuar me datë:

Kreu i PD Shkodër, Ardit Qylybyli, zhvilloi një takim me një pjesë të strukturës së Rajonit Nr. 2, të cilin e cilësoi si një tjetër dëshmi të forcës dhe traditës së kësaj zone, që sipas tij mbetet një bastion i Partisë Demokratike në Shkodër.

Në fokus të takimit ishte riorganizimi dhe forcimi i strukturave, si dhe ndërthurja e brezave, si një model bashkëpunimi për të çuar përpara angazhimin politik në qytet.

Gjatë takimit u prezantuan edhe drejtuesit e rinj të strukturës, Vjollca Hebovija dhe Alban Omi. Qylybyli vlerësoi kontributet dhe angazhimin e tyre ndër vite, duke u uruar suksese në detyrën e re.

Ai shprehu bindjen se përmes bashkëpunimit dhe organizimit më të fortë, Partia Demokratike do të rikthehet aty ku e meriton në Shkodër.

👉POSTIMI I PLOTË

Takimi i sotëm me një pjesë të strukturës së Rajonit Nr. 2 ishte një tjetër dëshmi e forcës dhe traditës së palëkundur të kësaj zone, një bastion i vërtetë i Partisë Demokratike në Shkodër. Kontributet ndër vite kanë qenë busull dhe mbështetje për shumë njerëz të fortë të partisë sonë.

Fokusi i takimit ishte riorganizimi dhe forcimi i strukturës, si dhe ndërthurja e brezave një shembull shumë i mirë për mënyrën se si duhet të ecim përpara së bashku.

Sot morën drejtimin e strukturës sonë znj. Vjollca Hebovija, një zonjë me vlera dhe kontribute të çmuara familjare, gjithmonë e gatshme dhe e palodhur në angazhimin e saj, si dhe z. Alban Omi, ku njihen prej vitesh kontributet familjare dhe aftësitë e tij organizative.

I uroj nga zemra suksese në këtë detyrë të re! Jam i bindur se së bashku do të jemi më të fortë dhe do ta rikthejmë Shkodrën dhe Partinë Demokratike aty ku e meritojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...