‘Rama dhe kryenegociatorja të japin llogari’/ Xhixho: Qytetarët meritojnë përgjigje për procesin e integrimit

Publikuar me datë:

Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kritikoi mënyrën se si po zhvillohet debati parlamentar për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar të papranueshme mungesën e kryeministrit dhe kryenegociatores në një seancë kaq të rëndësishme.

Xhixho u shpreh se procesi i integrimit europian nuk mund të reduktohet në një procedurë formale dhe Kuvendi nuk mund të funksionojë si “noter” i qeverisë.

Deputetja ngriti shqetësimin për mungesën e përgjegjshmërisë institucionale, duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë për ndikimin që ky proces ka në jetën e tyre të përditshme.

Sipas saj, opozita nuk kërkon llogari vetëm si forcë politike, por si përfaqësuese e interesit qytetar, ndërsa akuzoi qeverinë për mungesë transparence, korrupsion dhe kapje institucionesh.

Ajo shtoi se pengesat në rrugën europiane të Shqipërisë nuk vijnë nga opozita, por nga dështimet e qeverisë në garantimin e shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale dhe zgjedhjeve të lira.

Në përfundim, Xhixho e cilësoi momentin aktual gjeopolitik si vendimtar për Shqipërinë, duke paralajmëruar se vendi nuk duhet të humbasë këtë mundësi për shkak të, siç tha ajo, “kapriçove të një mazhorance që nuk ka interes integrimin europian”.

I bashkohem kolegëve të mi, padyshim. Mendoj që ne nuk mund të zhvillojmë një seancë për procesin e integrimit europian sa për procedurë. Nuk mund të jetë salla e kuvendit një noteri, një ministri më shumë e kësaj qeverie. Nuk mundet të diskutohet për këtë proces kaq të rëndësishëm, kaq jetik për qytetarët, dhe kryeministri mos jetë prezent dhe ne ta pranojmë këtë fakt. Nuk mundet të diskutohet për këtë proces kaq të rëndësishëm dhe kryenegociatorja mos të jetë në këtë seancë për të dhënë përgjigje. Saqë janë bërë dëgjesa në komisione, janë formale. Janë totalisht formale. Ne kërkojmë llogari dhe nuk marrim asnjë përgjigje.

Dhe nuk kërkojmë llogari aty thjesht si përfaqësues të opozitës, po si përfaqësues të qytetarëve që do të duhet të dinë çfarë impakton në jetën e tyre të përditshme ky proces. Do të duhet që ky parlament të japë llogari për mburojën politike që i ka dhënë ish-zëvendëskryeministres dhe që po mbajmë kosto si komb për këtë. Do të duhet që kryeministri t’i japë llogari për një deklaratë që ka bërë me presidentin Vuçiç dhe që nuk është mandatuar nga ky parlament. Për një korsi të tjetër të procesit të integrimit europian dhe jo korsinë e anëtarësimit të plotë me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Do të duhet të flasim për krimin, për korrupsionin galopant të kësaj qeverie. Do të duhet të flasim për pengmarrjen e kësaj qeverie dhe kapjen e institucioneve. Ne jemi ende në vend numëror. Raporti i Barit nuk miratohet në qoftë se shteti i së drejtës nuk funksionon, në qoftë se llogaridhënia nuk funksionon, në qoftë se demokracia nuk funksionon, në qoftë se nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe këto nuk janë kompetencë e opozitës. Këto janë të gjitha përgjegjësi e kësaj qeverie. Do të duhet ta dinë qytetarët shqiptarë që këtë proces nuk po e vonon, nuk po e pengon opozita por qytetarët, por qeveria.

Dhe do të duhet të kuptojmë që ky moment gjeopolitik, kaq i rëndësishëm për Shqipërinë, nuk mund të digjet për kapriçot e një mazhorance që nuk ka interes integrimin europian. Ndaj për të gjitha pyetjet që nuk janë thjesht të opozitës, por janë të çdo qytetari shqiptar, do të duhet kryeministri në dinjitetin tuaj dhe të këtij parlamenti të jetë këtu, dhe kryenegociatorja të jetë këtu. Nuk mundet Kuvendi i Shqipërisë, institucioni më i lartë i këtij vendi, të trajtohet si një ministri më shumë e kësaj qeverie. Faleminderit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...