Artan Tafani dëshmon si u vendos tritoli në lokalin e Noizy-t

Publikuar me datë:

Artan Tafani i penduar i drejtësisë në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut tregon dinamikën e ngjarjes se si u vendos tritoli në binzesin e Rigels Rajkut, i njohur si “Noizy”.

Tafani ka treguar se tritoli është vendosur me porosi të Laert Haxhiut. Ky i fundit, siç tregon Tafani, ka miqësi të ngushtë me Kleviol Ahmetajn (Cllevio) me të cilin ishte konfliktuar fizikisht Noizy.

Kështu për ti dalë në krah shokut të tij, Lart Haxhiu kishte paguar Artan Tafanin ti vendoste tritolin.

“Ka ndodhur ato ditë një sherr është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në tik tok pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë.

Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni vijini tritol, e kishim tritolin në shpi që e mbanim. Një kile e pak. I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 2:30 u nisëm ishim me Lulzim Spahinë e Lartin, Laerti tha nisuni. Morëm benzin e zi që kishim marrë te casa nova, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë.

Lokali që ishte në kat të dytë i Noizit, ishte i hapur. Spo gjeja dot shkallët, kthehem te makina inthem spo gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë dyqani i rrobave, mu te dera pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi”, ka treguar ai për trupin gjykues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...