Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin rrugor Fier–Levan, në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”.
Të dhënat e para tregojnë se drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur duke rënë në rrugë.
Për pasojë, motoristi ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të saktësuar shkaqet dhe mënyrën se si ndodhi aksidenti.
Arsyet që çuan drejt humbjes së kontrollit të motorit ende nuk janë sqaruar.
