Sportisti shkodran Aron Donzha ka shkëlqyer në garat e MMA-së, duke fituar medaljen e artë për Team Albania – Vllaznia MMA. Në turneun e zhvilluar më 14 nëntor në Bar të Malit të Zi, Donzha arriti tri fitore në po aq ndeshje, duke u shpallur kampion në kategorinë Youth B, në peshën 77.1 kg.
Kjo arritje vjen si rezultat i paraqitjes së tij në garë, ndërsa përgëzime kanë marrë edhe trajneri Mirsad Ganjolla dhe ekipi Vllaznia MMA.
