Bilanci tragjik i sulmit me armë zjarri në Fier është rënduar edhe më tej, pasi ka humbur jetën edhe i riu Jakup Hasani, duke e çuar në dy numrin e viktimave.
Ai ishte nipi i Selami Hasanit, 60-vjeçarit që mbeti i vrarë në vend pasi u qëllua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen “1 Maji”. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, ndërsa Jakup Hasani u transportua me shpejtësi drejt spitalit në gjendje të rëndë.
Edhe pse mjekët bënë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën, plagët e marra ishin fatale dhe ai nuk ia doli mbanë gjatë natës.
Ndërkohë, hetuesit po punojnë intensivisht për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të gjetur e vënë para drejtësisë autorët e sulmit.

