Elbasani pa ujë, defekt në tubacionin kryesor ndërpret furnizimin në të gjithë qytetin

Një problem i rëndë është evidentuar në linjën kryesore të ujësjellësit me diametër DN 400, pranë Parkut Rinia në Elbasan, duke sjellë ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në gjithë qytetin. Autoritetet njoftojnë se furnizimi pritet të rikthehet gjatë mbrëmjes.

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan ka bërë publik defektin përmes një njoftimi zyrtar, duke i kërkuar qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim për këtë situatë të krijuar.

Defekti u zbulua gjatë ditës së sotme dhe ka kërkuar ndërhyrje emergjente në linjën kryesore të furnizimit me ujë për të gjithë Elbasanin.

Ekipet teknike të ujësjellësit janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për riparimin e dëmtimit, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, të gjitha lagjet e qytetit pritet të kenë sërish ujë të pijshëm pas mbylljes së punimeve, të cilat parashikohet të përfundojnë përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Qytetarëve u kërkohet të kenë durim dhe mirëkuptim deri në përfundimin e riparimit dhe kthimin në normalitet të furnizimit me ujë të pijshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe