Era e fortë dhe stuhia shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në Shkodër dhe Malësinë e Madhe, disa fshatra pa drita

Moti i keq dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Ndërprerje të energjisë janë raportuar në disa njësi dhe fshatra, përfshirë Shtojin, Grudën, Postribën dhe Bardhajt në Shkodër, si dhe Boricin, Gruemirën, Ktoshin, Kamicën dhe Bajzën në Malësinë e Madhe.

Dyshohet se era e fortë dhe stuhia kanë dëmtuar disa segmente të rrjetit të shpërndarjes, duke shkaktuar defekte dhe vështirësi në furnizimin me energji elektrike.

Problemet lidhen gjithashtu me amortizimin e infrastrukturës elektrike, e cila është vënë në vështirësi nga kushtet e pafavorshme atmosferike.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet normalisht furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe