Rama zhvillon vizitë në Berlin, pritet në takim nga kancelari gjerman Friedrich Merz

Kryeministri Edi Rama u prit të enjten në Kancelarinë Federale në Berlin nga Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Rama ndodhet në kryeqytetin gjerman me ftesë të Kancelarit Merz, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.

Takimi zhvillohet në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane dhe prezenca e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme rikonfirmon angazhimin aktiv të Shqipërisë si një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Evropë, si dhe përkushtimin e saj të pandryshueshëm ndaj aleatëve strategjikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe