Këlliçi akuzon Ramën për dhunë ndaj protestuesve: Më 28 nëntor t’i tregojmë se i ka ditët e numëruara

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë gjatë protestës së zhvilluar sot pranë Kryeministrisë, ku qytetarë të shumtë kërkuan largimin e Edi Ramës nga detyra. Përmes nënkryetarit të saj, Belind Këlliçi, PD dënoi ashpër ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilët sipas Këlliçit, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëmarrësve paqësorë.

Këlliçi i akuzoi forcat policore, duke i quajtur “banditë me uniformë”, për përdorimin e dhunës ndaj vajzave dhe djemve që po ushtronin të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij. Edhe sonte banditët në uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!”, deklaroi Këlliçi.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD-së, Belind Këlliçi:

“Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij. Edhe sonte banditët ne uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!
Qytetarët nuk po kryejnë asnjë akt madje nuk pengojnë as rrugën pasi mblidhen në trotuar.
Të vetmin mjet ata kanë thirrjet për largimin e Edi Ramës. Është kjo arsyeja pse ai po i dhunon.
Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës ndaj qytetareve dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të çdo forme represioni.
Kryeministri më i korruptuar në Europë nuk lejon tanimë as ushtrimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe përdor veglat e tij të dhunës në Policinë e Shtetit për të dhunuar dhe frikësuar kryen qytetarët e Tiranës.
Policët dhe urdhëruesit e tyre duhet ta dinë se po bëhen pjesë e një fushate kriminale për të cilën do të mbajnë përgjegjësi.
Kur autokrati të bjerë dhe dita nuk do të jetë e largët, ata do të dalin të gjithë para drejtësisë. Do të japin llogari për çdo goditje, dhunim, përplasje, marrje me forcë e torturë që i kanë bërë të rinjve të Shqipërisë.
Nga i pari tek i fundit.
I bëjmë thirrje të rinjve dhe të rejave që më 28 nëntor ti dëshmojnë dhunuesit se ditët i ka të numëruara dhe ky është kilometri i fundit për narkodiktatorin!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe