Shiroka-Pula: Vendimi i sotëm për Thaçin dhe të tjerët ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka komentuar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat mbi pengimin e administrimit të drejtësisë.

Ajo vëren se ky aktgjykim ka shtuar shqetësimet për respektimin e të drejtave të tyre.

“Çdo institucion i Republikës së Kosovë, duke përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin që ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të respektojë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 të Kushtetutës. Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore. Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve”, thuhet në reagimin e presidencës.

Presidentja gjithashtu thekson se Kosova është e përkushtuar ndaj drejtësisë, por pret që “presim qe në këtë frymë do të veprojnë edhe Dhomat e Specializuara dhe çdo proces gjyqësor dhe të drejtat për ankimin të bëhen në frymën e standardeve ndërkombëtare të gjykimit të drejtë”.

Përveç kësaj, Shiroka-Pula nënvizon se kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, bashkë me sakrificën e popullit të Kosovës, mbeten pjesë thelbësore e historisë dhe se këto nuk mund të vihen në dyshim nga asnjë proces gjyqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe